Shkencëtarët thonë se kanceri mund të shërohet me kefir
Shkencëtarët thonë se kanceri mund të shërohet me kefir

Shkencëtarët thonë se kanceri mund të shërohet me kefir

Kuzhint.com

Kefiri është një pije apo qumësht i thartuar i bërë nga ‘kokrrat’ e bimës së kefirit, dhe e ka origjinën e vet në malet e Kaukazit.

Ai përgatitet duke përzier qumështin e dhisë, deles apo lopës me kokrrat e kufirit

Kefiri është bacil i cili qumështin e lopës të vendosur në një enë të mbyllur në temperaturë prej 12-20 gradë përgjatë 24 orëve e shndërron në shije të kosit.

Banorët e Kaukazit e pinë kefirin që nga mosha e hershme dhe nuk kanë fare dijeni se çfarë është TBC-ja, sëmundja e lukthit dhe sëmundje të tjera.

Në Gjermani efektin shërues të kefirit e ka konstatuar Dr.

March, pasi ka shëruar rrufën e organeve të frymëmarrjes, në veçanti pengesat kronike.

Ai gjithashtu ka shëruar ngërçet-spazmat, sëmundje të hershme të lukthit, sëmundje të pezmatimit të zorrëve, sëmundjen e fshikëzës së tëmthit, të veshkave dhe fshikëzës së urinës, transmeton Lajmi. net.

Kefiri ndihmon gjithashtu edhe në shërimin e sëmundjeve të grave dhe të vjellave gjatë kohës së shtatzënisë.

Megjithatë, kefiri tradicional, që përdoret në qumësht, mendohet se ka dalë në malet e Kaukazit para një mileniumi, dhe se ai vazhdon të mbetet një super-ushqim shërues.

Kefiri i përgatitur në mënyrë tradicionale përmban një shije të natyrshme shkumëzuese e cila vjen si rezultat i procesit të kultivimit, gjatë të cilit sheqernat natyror në qumësht si laktoza konsumohen nga shtamet e maja-s së freskët dhe kështu konvertohet në sheqerna të thjeshtë si glukozë dhe galaktozë, të cilat janë shumë më të lehta për njeriun që të treten, transmeton Lajmi. net.

Substanca të tjera të dobishme në të janë vitaminat dhe mineralet, aminoacidet, enzimat dhe miliarda baktere të dobishme probiotike që prodhohen gjatë procesit të fermentimit.

Përfitimet shëndetësore nga kefiri tradicional janë dëshmuar edhe shkencërisht, që thuhet se parandalon sëmundje të ndryshme kronike – duke përfshirë edhe kancerin.

Kefiri tradicional është një ushqim shërues i dobishëm, dhe që rekomandohet shumë të konsumohet në dieta ditore për një shëndet të përgjithshëm më të mirë, transmeton Lajmi. net.

Duke konsumuar kefir ju do të përmirësoni funksionin imunitar dhe të parandaloni kancerin, thonë shkencëtarët.

Hulumtime të shumta kanë zbuluar se kefiri përmirëson shëndetin e përgjithshëm edhe pse shkenca ka ende për të shpjeguar në hollësi të plotë për të.

Kefiri besohet se parandalon zhvillimin e kancereve të ndryshme duke përmirësuar mikroflorën e zorrëve, nëpërmjet të cilës ushqyesit absorbohen në trup.

Kefiri ka hapur një fushë të re mjekësore me interes të madh shkencor.


Fjalet kyqe : keshilla  shkencetaret  thone  kanceri  mund  sherohet  kefir  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keke me karota nga Merita Haliti
Supë me fide dhe spinaqë
Tortë Toska