Shafrani
Shafrani

Shafrani

Kuzhint.com

Shafrani përdorej për kurimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve të tilla si kollës, gripit, lisë, kancereve, astmës...

Shafrani, një erëz me emrin latin Crocus Sattivus, që për shumë kohë ka qenë erëza më e shtrenjtë e botës, është kultivuar për herë të parë më se 35 shekuj më parë në provincat Greke, sidomos në Kretë.

Shafrani karakterizohet nga një shije e hidhur dhe një aromë e përafërt me atë të jodoformës apo barit të thatë.

Ai u jep një ngjyrë të verdhë ari gatimeve që përmbajnë shafran.

Shafrani është i përhapur në recetat ushqimore në të katër anët e botës, sidomos në kuzhinën persiane.

Shafrani është një bimë e gjallë që lulëzon në periudhën e vjeshtës e që nuk ekziston në gjendje të egër.

Pas një periudhe pushimi në periudhën e verës, nga 5 deri në 11 gjethe të blerta vertikale, të cilat mund të arrijnë deri në 40 centimetra gjatësi, dalin nga toka.

Në vjeshtë, çelin gonxhe të purpurta.

Në muajin tetor, pasi shumica e bimëve të tjera me lule kanë lëshuar farat, shafrani zhvillon lulet e tij me ngjyrë, të cilat shkojnë nga ngjyra vjollcë e hapur deri në vjollcë më të errët me linja. Shafrani apo Crocus Sattivus rritet në klima të ngjashme me atë mesdhetare ku puhitë e thata e të nxehta të verës fryjnë në tokat gjysmë të thara apo të thara, megjithatë kjo bimë mund të durojë edhe dimrin e fortë dhe arrin t’u mbijetojë akujve deri në -10 �C si edhe shtresave të dëborës për një kohë të shkurtër. Gjithashtu, në rast se nuk rritet në toka të lagështa si për shembull në Greqi dhe Spanjë, ku reshjet vjetore janë respektivisht nga 500 deri në 400 milimetra në vit, shafrani ka nevojë për vaditje.

Duhen afërsisht 150 lule për të nxjerrë 1 gram shafran të thatë.

Për të nxjerrë 12 gramë shafran të tharë, duhet afërsisht 1 kilogram lule.

Ekzistojnë varietete të ndryshme shafrani, ndër të cilat mund të përmenden varietetet spanjolle, me një ngjyrë dhe aromë më të buta, varietetet italiane, të cilat janë më të forta, ndërkohë që varietetet me aroma më të forta janë ato me origjinë nga Maqedonia Greke,

Irani apo India.

Disa varietete konsiderohen si varietete me cilësi të lartë.

Shafrani i L’Aquila-s ka një aromë shumë të fortë dhe një ngjyrë intensive dhe kultivohet vetëm në L’Aquila të krahinës italiane të Abrucos, por sasia më e madhe e shafranit në Itali kultivohet në San Gavino Monreale të Sardenjës.

Shafrani i varieteteve Mongra apo Laça të Kashmirit në Indi është më i vështiri për t’u siguruar dhe për rrjedhojë më i kërkuari nga konsumatorët.

Ai ka një ngjyrë gështenjë në të purpurt të fortë, ndër më të errëtit në botë dhe ka një aromë shumë të fortë. Një varietet shafrani shumë i kërkuar në botë është edhe varieteti Mund i Zvicrës, që prodhohet që nga shekulli i 14-ë në krahinën e Vale’-së.

Që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, në të gjithë botën, pjesa më e madhe e shafranit të prodhuar përdorej dhe vazhdon të përdoret në kuzhinë.

Në mjekësi, dikur shafrani përdorej për kurimin e shumë sëmundjeve: për linë, murtajën apo dispepsitë.

Sot shafrani mendohet të ketë efekte antioksidante dhe antikanceroze.

Shafrani është përdorur edhe për ngjyrimin e tekstileve dhe objekteve të tjera, pjesa më e madhe e të cilave me një kuptim fetar apo hierarkik.

Përdorimi tradicional i shafranit si bimë mjekësore është shumë i njohur.

Në Evropën mesjetare, shafrani përdorej për kurimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve të tilla si kollës, gripit, skarlatinës, lisë, kancereve dhe astmës.

Gjithashtu, shafrani përdorej edhe për kurimin e sëmundjeve të gjakut, pagjumësisë, paralizës, sëmundjeve kardiake, problemeve të stomakut si dhe disa problemeve të syve.

Persianët dhe Egjiptianët e përdornin shafranin gjithashtu si një afrodiziak, si një antisot kundër helmimeve, si një stimulant të tretjes apo si një tonifikues për dizanterinë dhe fruthin.

Përveç karakteristikave të tij anti-kanceroze, shafrani njihet gjithashtu edhe si një antioksidant, domethënë si një element anti-plakje.

Ai neutralizon radikalet e lira.

Shafrani përdoret shumë në kuzhinat arabe, evropiane, indiane, iraniane dhe të Azisë Qendrore.

Aroma e tij përcaktohet nga shefat e kuzhinës dhe specialistët e shafranit si një aromë që i ngjan mjaltit, por me nota metalike.

Ai ndikon gjithashtu për ngjyrimin e verdhë portokalli të specialiteteve ku përdoret.

Ai përdoret në djathëra, ëmbëlsira, likere, supa apo edhe në gatime me mish.

Në Indi,

Iran,

Itali,

Spanjë dhe vende të tjera, shafrani përdoret si erëz për orizin.

Në Spanjë përdoret në gatime të tilla si paelja valenciana, një specialitet me oriz si dhe në Zarzuela me bazë peshku.

Shafrani përdoret edhe në bujabes-ën franceze, një supë me peshk, në rizoto alla milaneze në Itali, etj.

Shafrani përdoret edhe në ëmbëlsira apo për përgatitjen e pijeve alkoolike, sidomos në Itali.


Fjalet kyqe : keshilla  shafrani  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me çokolatë dhe gjalpë  kikiriku
Biskota dy katesh
Vaji i peshkut ripërtërin trurin pas konsumimit të ushqimit të shpejtë