Sendviç me vezë
Sendviç me vezë

Sendviç me vezë

Kuzhint.com

Përbërësit:

Një copë bukë ose kifle,

Gjalpë,

Djathë të grimcuar,

Mish i thatë,

Perime sipas dëshirës,

Një vezë,

Folie alumini.

Përgatitja:

Preni pjesën e sipërme të bukës dhe hiqjani përjashta pjesën e butë.

Lyeni me gjalpë pjesën e brendshme të bukës dhe hidhjani një pjesë të djathit.

Vendosni poshtë mishin e thatë.

Perimet, që janë zgjedhja juaj, preini hollë dhe vendosini sipër mishit të thatë.

Vëni sërish djathë.

Thyeni vezën dhe hidhjani sipër.

Më pas, bukën vendoseni në folien nga aluminin dhe kujdesuni t’ia mbështillni edhe pjesët anësore.

Piqeni në temperaturë të lartë, për 20 minuta.

Hidhini piper të zi dhe servojeni me perime që ju pëlqejnë.


Fjalet kyqe : brumera  sandviq  video  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaçe me djathe te bardhe
Si ta dallojm  gjinin e femijes me sod buke
 Fondant per torte