Sekreti i dobësimit të Adele!
Sekreti i dobësimit të Adele!

Sekreti i dobësimit të Adele!

Kuzhint.com

Këngëtarja 27 vjeçare është dukshëm më e hollë se në fillimet e karrierës së saj.

Disa vite më parë, mbas lindjes së djalit të saj,

MTV UK raportoi se ajo filloi ecjen sportive dhe po ndiqte një dietë vegjetariane tepër strikte.

Është thënë shpesh se të heqësh mishin nga dieta ushqimore, është një nga mënyrat më efektive dhe Adele po e ndjek dhe jo vetëm: Jay-Z,

Beyonce dhe Bill Clinton ndjekin gjithashtu këtë dietë për të qenë në formë.

Në një intervistë për revistën "Rolling Stone",

Adele thotë që ka prerë sheqernat, konsumon vetëm një pije alkoolike në javë dhe bën pesha në palestër. “Po përpiqem të jem në formë për veten, jo që të bëhem masë 0 apo ndonjë gjë e tillë, ” - thotë ajo.

Çelësi i suksesit të saj

Ajo nuk nisi një dietë urgjente duke pritur rezultatet e menjëhershme, por bëri një ndryshim në stilin e saj të jetesës duke inkorporuar dietën, kardion dhe duke bërë trajnime forcuese.

Ajo e sheh dietën vegjetariane si një jetesë më pozitive dhe të lumtur (ka thënë se e ka bërë këtë ndryshim për shkak të dashurisë që ndjen për kafshët).

Kjo është ideja kryesore: të jemi të shëndetshëm e të lumtur, dhe jo kockë e lëkurë e të trishtuar.


Fjalet kyqe : keshilla  sekreti  dobesimit  adele  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tagliatelle me salmon dhe salce
Torteza(keke) me qershia
Nazlifatme gatuar nga Elmira  Abdul Dezlili