Sarma me lakër
Sarma me lakër

Sarma me lakër

Kuzhint.com

Pregaditja;

1 laker mesatare turshi ose e embel,

400 gr Tul mishë i grire ose i prere me copa te vogla,

1 kokerr te madhe qepë,

2 filgjana kafeje me oriz,

1 filxhan kafeje vaj (une perdor ulliri),

Ereza te ndryshme (nane, rigon, piper i zi),

Uthull e bardhe nese i pergatitni me lakra të ëmbëla.

Pregatitja:

Lakren e pastrojme nga gjethet e prishura e ndajme dysh si dhe ia heqim kercellin.

Pastaj e veme ne tenxhere dhe e mbulojme me uje, hedhim 3 luge gjelle me uthull ne uje.

E lejme te bjeri ne vale e pas 15 min e heqim nga zjarri.

Nese keni lakra turshi ska nevoj me vendos ne uj valë.

Ja derdhim ujin dhe e lejme te ftohet.

Nderkohe, marrim qepen e grijme Jo shume imet, e hedhim ne një ftere te madhe ose tenxhere,

I hedhim vajin dhe e perziejme deri sa te zbutet dhe zverdhet, hedhim mishin I skuqim deri sa mos jet ngjyre roze.

Ulim zjarrin dhe shtojme orizin, e skuqim serish per 4-5 min pastaj hedhim erezat, une preferoj te hedh dy luge gjelle nanice dhe dy rigon, sipas preferences se cdokujt.

Hedh piper te zi dhe te kuq, kripe sipas deshires dhe hedh dy gota uje.

E mbulojme me kapak te marri vale deri sa ta pije ujin dhe orizi eshte gjysem i zier.

E heqim nga zjarri.

Marrim gjethet e lakres dhe fillojme e mbeshtjellim dhe e radhisim ne tenxhere apo tepsi.

Pasi te kemi mbeshtjelle te gjitha gjethet e mira(teprojne shume pjese te gjetheve qe nuk Mund te mbeshtillen) une personalisht I grij cfare ka tepruar nga gjethet dhe nese tepron nga orizi Ja hedh siper sarmes.

Ne fteren qe kishim orizin marrim dy gota e gjysem uje I valojme hedhim kripe dhe 2-3 luge gjelle uthull.

Ia hedhim sarmes siper ne menyre qe ta mbuloje uji po jo shume.

E mbulojme tenxheren ose tepsine dhe e fusim ne furre.

Sigurohuni qe eshte nga llojet qe mund ta fusni ne furre.

Pas 40-50 min hiqeni lereni te ftohet dhe pastaj servireni.


Fjalet kyqe : gjellera  sarma  laker  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Dobitë e vajit të hithrave
Kifle ne form interesante
Ëmbelsirë pasta flora