Salmon me senf dhe patate
Salmon me senf dhe patate

Salmon me senf dhe patate

Kuzhint.com

Perberesit: 100 gr Bizele te ngrira 2 Speca te kuqe te vogel 800 gr Patate 3-4 dege rosmarine 15 gr Buter i perzier me ereza te ndryshme 150 ml Leng supe 8 copa salmon steak (copa duhet ti kete 100 gr) 2 Luge gjelle vaj 2 Luge gjelle senf djeges 2 Luge gjelle therrime buke Krip Piper Pergaditja: Bizelet i hedhim ne nje ene dhe i lem qe te shkrihen.

Specat i presim ne kater pjese dhe i pastrojme me uje.

Secilen pjese e presim pastaj per se gjati.

Patatet i pastrojme me uje ia heqim levoren dhe i presim ne feta.

Gjithashtu edhe rosmarinen e pastrojme me uje.

Marrim nje tenxhere ne te i hedhim patatet, buterin e perzier me ereza, lengun e supes dhe rosmarinen e mbulojme me kapak tenxheren dhe i lem te zihet per 10 minuta.

Mbas 7 minutave te zierjes ia hedhim bizelet dhe specat.

Ne tiganin e nxehur hedhim 2 luge gjelle vaj dhe i pjekim salmonin nga te dy anet nga 2 minuta pastaj e largojme dhe e vendosim ne nje tepsi.

Perzim senf me therrime buke dhe i lyejme nga te dy anet salmonin pastaj e vendosim tepsin ne furre te nxehur 3-4 minuta.

Nese ne tenxhere ka akoma uje ateher largojeni kapakun dhe lereni disa minuta me shum te zihet.

Perimeve i hedhim krip e piper.

Per servimin ne pjate hedhim se pari perimet me patatet pastaj siper salmonin dhe rosmarinen. Burimi: www. lecker. de


Fjalet kyqe : gjellera  salmon  senf  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

7 mënyra për të përdorur vajin e kokosit që nuk i dinit më parë
Qofte tembushura
Disa njohuri per depresionin