Sallatë e shijshme me rukola dhe rrepë të kuqe
Sallatë e shijshme me rukola dhe rrepë të kuqe

Sallatë e shijshme me rukola dhe rrepë të kuqe

Kuzhint.com

Përbërësit:

Rrepë te kuqe (të ziera derisa piruri të depërtoj lehtësisht, rreth një orë), të qeruara dhe të prera në riska të holla,

Rukole e fresket, e lare mire dhe e terur me leter kuzhine,

Djath dhije,

Arra (sipas deshires),

Vaj ulliri,

Limon ose uthull të rrushit të kuq,

Mustard pluhur ose kuminë,

Sheqer (opsional),

Sallatë rukola me rrepë të kuqe,

Sasia e përbërësve varet nga numri i personave dhe sa sallatë doni të shërbeni.

E rëndësishme është t’a kombinoni sallatën sipas dëshirës suaj dhe ta shijoni duke e përgaditur.

Përafërsisht për salcën për 3 sallata nevojiten:

1/2 e gotës vaj ulliri,

lëngu i gjysëm limoni ose 2 lugë uthull,

1/2 e lugës se vogël pluhur mustarde,

1/2 e lugës së vogel sheqer,

kripë dhe piper sipas shijes.

Rukollen dhe rrepat e prera hollë i përziejmë bashkë me salcën, e servojmë në pjatë, hedhim sipër copëzat e djathit të dhisë si dhe disa copa arre.


Fjalet kyqe : sallata  sallate  rukola  rrepe  kuqe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Gullash i shpejt
Topa bore (kapela ruse)
Torte me çokolate,jogurt,ajke dhe kokos