Sallat me mandarina
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
6 mandarina, 3 avokado, 120gr salmon i tymosur, rukola ose lakerishte (mund të përdorni edhe sallate jeshile), piper të zi të sapo bluar, lëngun e 1 limoni, vaj ulliriPregaditja e recetës :
Për të përgatitur këtë sallatë veprojmë në këtë mënyrë: I qërojmë mandarinat dhe i presim horizontalisht në tre pjesë.
Ndajmë përgjysmë avokadot, i heqim bërthamën e brendshme, i qërojmë dhe i presim në feta.
Në pjatën ku do të servirim sallatën, shtrojmë fillimisht rukolën dhe vendosim në mënyre jo të rregullt mandarinat dhe avokadot.
Në mes të tyre vendosim salmonin e tymosur të prerë në shirita.
E spërkasim të gjithë sallatën me lëng limoni të sapo shtrydhur, vaj ulliri dhe piper të zi të sapo bluar.
Fjalet kyqe : sallata sallat mandarina