Sallat  e perzier me mish viqi
Sallat e perzier me mish viqi

Sallat e perzier me mish viqi

Kuzhint.com

Përbërësit për 4 persona: 250 gr mish viqi 3-4 speca të kuqe të pjekura 3 domate 1 kokë qepë 2 thelpinj hudhër majdanoz 2 lugë uthull vaj, kripë dhe piper i zi. Përgatitja: Mishin e presim në kube dhe e ziejmë në tenxhere me ujë.

Qepën e presim në copë më të mëdha, domatet dhe specat i presim në kube i grijmë thelpinjtë e hudhrës dhe majdanozin dhe të gjitha i hedhim në një enë të thellë.

Hedhim vaj, uthull, kripë dhe grijmë piper të zi.

Copët e mishit të zier i shpëlajmë me ujë të ftohtë, i kullojmë dhe i shtojmë në enën me sallatë. Pjatën për servirje e zbukurojmë me dy gjethe sallate jeshile e vëmë në të sallatën e Segedinit.

Qepët e njoma i presim përgjysmë dhe i vëmë sipër gjetheve të sallatës jeshile. recetagatimishqip


Fjalet kyqe : sallata  sallat  perzier  mish  viqi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kekë me krem portokalli
Ëmbëlsirë me kremë
Bombica me zemer kumbulle