Salcë me fruta dhe bukë të pjekur
Salcë me fruta dhe bukë të pjekur

Salcë me fruta dhe bukë të pjekur

Kuzhint.com

Si fillim ndezim furrën në 160 gradë dhe vendosim bukën të cilën e kemi shkëputur nga tuli dhe e kemi vendosur në një tas me vaj ulliri për 20 minuta.

Pastrojmë sepjet, kallamarët, midhjet dhe karkalecat dhe më pas i presim.

Zhguallin dhe kokat e karkalecave i vendosim në një tigan me një lugë vaj ulliri kur të fillojnë të tiganisen i shuajmë me një gotë verë të bardhë.

Pastrojmë peshkun dhe e ndajmë në copa jo shumë të mëdha.

Në një tigan të madh me vaj ulliri hedhim qepën, selinon, karotat dhe hudhrën të prera në kubik të vegjël, shtojmë çimkat e prera përgjysmë, shtojmë dafinë dhe i tiganisim për 2 minuta dhe më pas hedhim salcën e domates dhe i tiganisim për pak minuta dhe më pas i shuajmë me uthull dhe verë.

Hedhim sepjet dhe kallamarët në tigan dhe përziejmë vazhdimisht.

Fikim zjarrin e lëngut me zhguallin e karkalecave dhe e kullojmë.

Në tigan shtojmë lëngun e filtruar dhe hedhim peshkun që ka ngelur pa gatuar dhe në fund hedhim midhjet, karkalecat dhe majdanozin.

E mbulojmë me kapak për 5 minuta.

Heqim bukën nga furra dhe sipër saj vendosim përbërjen e përgatitur në tigan.


Fjalet kyqe : receta  huaja  salce  fruta  deti  buke  pjekur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kujdes nga frutat e thata te prishura, mund te shkaktojne alergji
Nje vallezim i vecant per nje barke te shesht!!!!
Bakllavë shtëpie me petë të buta