Salate verore me mishë pule dhe perime
Salate verore me mishë pule dhe perime

Salate verore me mishë pule dhe perime

Kuzhint.com

Per pergaditjen ju duhen keta përbërës:

500 gr Patate,

400 gr Karrota,

2 domate,

vaj per fergim,

3 speca të kuqë,

600 gr Kungullesha,

4 Luge gjelle uthullë

1 Luge qaji mustard,

Nje thelb hudhre,

500 gr gjoks pule,

Krip, piper,

6 Luge gjelle vaj,

4 Fleta majdanozi te fresket.

Pergaditja:

Gjoksin e pules e presim ne copa si në foto e marinojm me erza të ndryshme dhe e fergojm ne tigan derisa te marr ngjyren si ne foto.

Patatet i pastrojme dhe ashtu me levore i vendosim ne tenxhere te mbushur me uje te zihen per 20 minuta.

Mbas 20 minutave i largojme nga zjarri, ia derdhim ujin dhe i shpelajme me uje te ftohet.

Ia heqim levoren patateve dhe i lem te ftohen.

Pasi te jene ftohur patatet mire i presim ne feta.

Karrotave ia largojme levoren, i pastrojme dhe i presim ne kube te vogla pastaj i fergojm ne tigan derisa të zbuten.

Kungulleshen, domatet, specat, i pastrojme dhe e presim ne kube dhe i fergojm ne tigan derisa të zbuten.

Bashkojme ne nje ene patatet, specat, karrotat, domatet dhe kungulleshen.

Per salcen hedhim ne nje ene uthullen, mustarden, hudhren e bluar imet, kripen, vajin, piperin dhe i perziejme mire.

Salcen e pergaditur e hedhim siper perimeve qe kemi pergaditur me heret.

I perzijme me kujdes dhe i lem per 10-15min te qendrojne pastaj i servojme ne pjate duke e dekoruar siper me fleta majdanozi te fresket.

E pergaditur nga ne tegatuajm.


Fjalet kyqe : sallata  salate  verore  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Bakllavë me arra dhe biskota
Pete me patate
Oktapod i marinuar