Sa kripë duhet konsumuar?
Sa kripë duhet konsumuar?

Sa kripë duhet konsumuar?

Kuzhint.com

Kripa nuk është e shëndetshme për sistemin tonë kardiovaskular.

Nuk bëhet fjalë që ky ushqim të eliminohet plotësisht, por thjesht të mos kalohet masa në përdorimin e tij, pasi kripa ndikon negativisht në shumë sëmundje dhe jo vetëm të sistemit kardiovaskular. Njëri nga efektet kryesore të kripës është rritja e tensionit arterial.

Kjo ndodh pasi kripa ndikon në mbajtjen e lëngjeve nga organizmi, gjë që shkakton presion në arterie dhe ndihmon në shfaqjen e hipertensionit, gjë që nuk duhet parë si një problem i parëndësishëm, pasi hipertensioni shkakton 62 % të problemeve kardiovaskulare dhe 42 % të sëmundjeve të zemrës. Nga një studim amerikan i kohëve të fundit realizuar me persona në moshë mbi 35 vjeç, rezulton se reduktimi dietetikë i përdorimit të kripës prej 3 gramësh në ditë ul në SHBA numrin vjetor të sëmundjeve kardiovaskulare nga 60 000 deri në 120 000 raste, të iktuseve nga 32 000 deri në 66 000, të infarktit të miokardit nga 54 000 deri në 99 000. Rreth 10 vjet më parë,

Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë përcaktoi sasinë prej 6 gramësh si kufirin maksimal të konsumit ditor të kripës, një shifër kjo shumë më e ulët se mesatarja botërore që shkon nga 10 deri në 12 gramë.

Pra, e kalojmë shumë masën në përdorimin e kripës.

Rreth 80% e saj vjen nga produktet e konservuara apo të gatshme.

​ Specialistët kanë deklaruar se duke reduktuar të paktën gjysmën e konsumit ditor të kripës, shëndeti ynë do të ketë përmirësime të krahasueshme me lënien e duhanit. Kripa ndikon edhe në rritjen e tensionit


Fjalet kyqe : keshilla  kripe  duhet  konsumuar  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Toptha Bounty
Medaillons me gjalp dhe thymian
Krofne me copza cokolade