Rrole me kakao
Rrole me kakao

Rrole me kakao

Kuzhint.com

Përbërësit: *4 vezë *4 lugë sheqer *4 lugë miell *2 lugë kakao *2 lugë vaj *2 lugë ujë të nxehtë *1 lugë sheqer vanilje * � pluhur për pjekje Përbërësit për mbushjen: *100gr çokollatë *150ml ajkë e ëmbël Udhëzimet: Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezëve. Të verdhat tunden me sheqer dhe sheqer vanilje derisa të zbardhet ngjyra e vezëve. Pastaj shtohet një nga lugët me vaj duke e përzier vazhdimisht, pastaj uji dhe në fund mielli i përzier me kakao dhe pluhurin për pjekje. Në fund pasi masa të jetë përzier mirë, shtojmë shkumën e tundur nga të bardhat e vezëve.

Këtë masë e qesim në kallëp për pjekje të madhësis 25×25, të lyer me vaj dhe të mbuluar me letër për pjekje. Masën e shpërndajmë mirë dhe e pjekim për 15 minuta në 180 gradë. Pasi pandispanja të jetë pjekur e mbështjellim në një leckë kuzhine të lagësht dhe së bashku me leckën bëjmë formën e rolesë. Pastaj qesim ajkën e ëmbël të ngrohët dhe pasi të jetë ngrohur mirë duke e përzier vazhdimisht e qesim çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë Kremin e lëmë të ftohet pastaj e fusim në frigorifer për një orë. Pastaj largojmë kremin nga frigoriferi dhe në qoftëse është bërë kokrra nga çokollata e përziejmë prapë me mikser. Pastaj shtrijmë së bashku me leckën dhe leckën e largojmë. Rolenë e lyejmë me kremin e përgatitur dhe e mbështjellim prapë në formë roleje pa leckën.


Fjalet kyqe : embelsira  rrole  kakao  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Presh i mbushur
Disa te reja mbi ushqimet e skuqura!
Si ta pastrojme derrasen per prerje pa ndihmen e kimikaleve?!