Rrezikohen nga humbja e dëgjimit femrat mbipeshë
Rrezikohen nga humbja e dëgjimit femrat mbipeshë

Rrezikohen nga humbja e dëgjimit femrat mbipeshë

Kuzhint.com

Hulumtim i ri nga spitali “Brigham and Ëomen’s Hospital”, i botuar në revistën, “The American Journal of Medicine”, tregon se një indeks më i lartë i masës trupore (body mass indeks – BMI) dhe perimetri më i madh i belit janë të lidhura me një rrezik më të lartë të humbjes së dëgjimit, ndërsa nivelet e larta të aktivitetit fizik janë të lidhur me një rrezik më të ulët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 360 milionë njerëz vuajnë nga humbja e moderuar, e rëndë ose e përhershme e dëgjimit, një gjendje që është konsideruar shpesh si pasojë e pashmangshme e plakjes.

Sharon Curhan, autorja kryesore e studimit deklaron: “Shpesh ne besojmë se humbja e dëgjimit është një pjesë e pashmangshme e procesit të plakjes, por këto rezultate ofrojnë dëshmi se faktorët e rrezikut që mund të ndikohen, të tilla si, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe praktikimi i ushtrimeve, mund të ndihmojnë në parandalimin ose të vonojnë humbjen e dëgjimit”.


Fjalet kyqe : kuriozitete  rrezikohen  humbja  degjimit  femrat  mbipeshe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pasta ne furrë me proshutë dhe djathë
Kifle te ftallume nga Hamza Sedo
Ushqimet fatsjellëse, që duhet të jenë mbi tavolinën e Vitit të Ri