Rrepa e kuqe  turshi
Rrepa e kuqe turshi

Rrepa e kuqe turshi

Kuzhint.com

Rrepa e kuqe turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës.

Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.

Përbërësit për Rrepa turshi

3 rrepa të kuqe pak rozmarinë 2 qepë të njoma 2 lugë gjelle vaj ulliri Përbërësit për lëngun e

kripur 1 qepë e kuqe 1 lugë kafeje me kripë 100 ml uthull të kuqe 60 gr sheqer 120 ml ujë

Përgatitja;

Pasi kemi qëruar e larë rrepat i vendosim mbi një letër alumini.

Sipër i hedhim rozmarinë, qepët të plota siç janë dhe vaj ulliri.

Mbyllim letrën e aluminit si karamele dhe e vendosim në furrë të nxehtë 200 gradC.

I pjekim përreth 30 minuta.

Më pas i nxjerrim nga furri dhe i lemë të ftohen.

Pasi janë ftohur i presim në feta me një trashësi rreth 1-2cm.

Presim dhe qepën e kuqe në feta.

Vendosim në një vazo qelqi ( rreth 250 gr) një fetë rrepe dhe një fetë qepe, vazhdojmë kështu

duke i alternuar derisa të mbarojnë përbërësit.

Në një tenxhere hedhim ujin, uthullën, kripën e sheqerin dhe i ziejmë.

Hedhim lëngun e nxehtë në vazo mbi rrepat.

Mbyllim vazon me kapak dhe e lemë të pushojë nga 3 deri në 6 ditë përpara se ti shërbejmë.

Servirim rrepa turshi siç janë me pak vaj ulliri sipër ose i përziejmë me sallata të ndryshme.


Fjalet kyqe : rrepa  turshi  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Krelan me miell misri dhe spinaq
KURA 1 JAVORE QË ÇHELMON ZORRËN E TRASHË
Qofte pule