Role pule
Role pule

Role pule

Kuzhint.com

Për 4 persona nevojiten: 4 fileto gjoksi pule kg spinaq i freskët 4 lugë gjelle gjizë 1 domate e grirë në rende 1 spec i gjelbër lugë gjelle kopër e prerë hollë 2 lugë gjelle vaj ulliri 2 lugë gjelle salcë me pesto të gatshme pak kripë e piper

Përgatitja: Në një tas të madh përziejmë të gjitha lëndët e nevojshme për mbushjen, d. m. th djathin, specin, domaten, 15 gjethe spinaq, vajin, kripën e piperin.

Rrahim pak filetot që të hollohen e të piqen në mënyrë homogjene.

I mbushim me masën e përgatitur dhe i palosim me kujdes në formë roleje, duke mbyllur anët me 2-3 kruajtëse dhëmbësh.

I vendosim në një tepsi dhe i spërkatim me pak vaj.

I pjekim për rreth 1 orë në zjarr mesatar.

Pasi të jenë gati, i servirim me salcën me pesto dhe 1-2 lugë oriz ose 1 fetë buke dhe gjethet e mbetura të spinaqit të bëra sallatë. living. al


Fjalet kyqe : gjellera  role  pule  dietike  lexoni  shume  living  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ballokume të shijshme
Patate të pjekura me djathë të bardhë
Torte me griz,arra dhe molla