Role me mish pule dhe omlet
Role me mish pule dhe omlet

Role me mish pule dhe omlet

Kuzhint.com

Perberesit per role:

- 700 g mishi bardhe pule i prerë në copa të holla

- � filxhani magdanoz i prerë imët

- � filxhani parmezani të grirë

- 1lugë hudhra të grira imët

- Kripë, byber

- 6-10 feta proshute pule

- Vaj ulliri

Për mbushje Omlet:

- Një thelb hudhre të kuqe

- Pak hudhër të bardhë

- 1 domate të freskëta

- 4 lugë vaj ulliri

- borzilok të freskët

Pergatitja e mishit :

Nëse copat e mishit janë më të trasha, rrihini mirë ato me cekan kuzhine që të shtypen mirë dhe të mund t’I rrotulloni më lehtë.

Le të jenë e shumta 5 mm të trasha.

Secilën copë lyejeni me vaj ulliri, pasta shtoni fetat e proshutës, djathë, hudhrat, kripën dhe byberin e zi.

Mos e teproni me kripë, pasi edhe proshuta është mjaft e njelmët. i marinojm per 10 mi derisa tepregaditim omleten

Pregaditja e omletes;

Në një tigan të madh vini të ngrohet ca vaj ulliri, shtoni hudhrat e kuqe dhe të bardha dhe fërgojini 2-3 minuta, pastaj shtojini edhe veze të cilat paraprakisht I keni rrahur shtoni edhe kripë në fund shtojani edhe bosilokun e grir dhe lëreni të ziejë 5 minuta.

Pregaditja e roles;

Ne nje foli najlloni renditim mishi e bardhe te marinuar dhe pershuten mire dhe siper ia qesim omletin e pregaditur dhe e rrotullojm mirë mishin duke e bere nje rolle e lidheni me penj kuzhine ose mbyllini mirë me ndihmën e rrëmonjseve.

Rolaten e përgatitura fërgojini pak në tigan ku më parë keni vënë disa lugë vaj ulliri, mbajini vetëm pak sa të marrin ngjyrë dhe pastaj futini në furre te nxeht ne 200 grad derisa te merr nje ngjyre te arte.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : gjellera  role  mish  pule  omlet  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

SELINO diçka më shumë për këtë bime
Fërgesë e Tiranës
Embelsir me maja