
Role me banane te mbështjellë me krepa me kakao
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
2 vezë, 1 gotë uji qumësht, 1 filxhan çaji vaj, 1 lugë gjelle kakao (mbushur plot), 3 banane, 1 filxhan çaji arra të shtypura, 1 filxhan çaji mjaltë, miellPregaditja e recetës :
Hapi 1ne nje tas te thelle perziejm, vezet, miellin, kakaon dhe vajin.
Shtojmë nga pak miell dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa të trashet paksa.
Vendosim në zjarr të mesëm një tigan të sheshtë tefloni.
Nga harxhi i përgatitur hedhim mbi tigan shtresa të holla dhe pasi piqen i vendosim veçmas që të ftohen.
Pasi krepat të jenë gati vazhdojmë me përgatitjen e rulove.
I marrim krepat një nga një dhe në fillim i lyejmë me mjaltë.
Pastaj i hedhim një shtresë të hollë me arra të thërmuara.
Vendosim mbi krepën një banane të plotë (të zhveshur) dhe e mbështjellim në formë ruloje.
Rulotë e formuara i prejmë me kujdes në trashësinë e dëshiruar dhe i vendosim në pjatën ku do serviren.
Mund t'i hedhim sipër fistiqe të thërmuara.
Fjalet kyqe : embelsira rulo banane mbeshtjelle krepe kakao
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Pogaqe

Maskë kundër celulitit
