Role me arra dhe krem kafe
Role me arra dhe krem kafe

Role me arra dhe krem kafe

Kuzhint.com

Rolè me arra dhe krem kafe Perbersit: 100gr miell 100gr arra te qeruara dhe te reduktuara 100gr sheqer 4 veze 1 luge te vogel pluhur pjekes pak vanilje 30gr gjalp te shkrire ne mikrovale pak rum per sperkatje (mundet edhe mos me ie qit) Per kremin me kafe 250ml krem pana per embelsira te sheqerosur 1 luge te vogel kafe e tretshme ne uje disa arra te qeruara ne copat e vogla Arra per dekorim Pergaditja; Pregatisim pandispanjen duke ndare si fillim te bardhat nga te verdhat e vezeve ne dy ene te veçanta.

Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje perberje kremoze dhe me ngjyre te hapur.

Shtojme arrat e reduktuara ne pluhur, miellin e situr, pluhurin pjekes, vaniljen dhe vajin e ullirit duke i perziere shume mire. Ne enen tjeter rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe derisa te perftojme nje mase qe nuk bie nga ena.

Ja shtojme kete perberjes me te verdhe veze duke e perziere me kujdes nga poshte lart.

Ne kete menyre kemi perftuar brumin e pandispanjes se rolèse.

E hedhim brumin ne nje tave me permasa rreth 20×30 te shtruar me leter furre, e nivelojme mire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 200 C per 5-7 minuta, apo derisa pandispanja te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. Lyejme me sheqer pluhur nje pecete te paster te lagur me uje e te shtrydhur shume fort dhe vendosim mbi te pandispanjen duke i dhene formen e rolèse (e rrotullojme gjithmone nga ana me e shkurter).

E leme te ftohet nderkohe qe pregatisim kremin. Shkrijme ne pak uje te vaket kafen e tretshme.

Rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik panen per embelsira dhe shtojme dalengadale kafen duke vazhduar rrahjen. Bejme pregatitjen perfundimtare te rolèse: marrim pandispanjen, e çrrotullojme dhe e lagim me pak rum, ose pak arome rumi te tretur ne uje.

Per ata qe nuk e preferojne kete arome, mund ta lagin pandispanjen me pak kafe te tretur ne uje/qumesht duke i shtuar ose jo sheqer (sipas deshires).

E lyejme me kremin e pregatitur duke e niveluar mire ne te gjithe siperfaqen, shtojme disa arra ne copeza te vogla dhe e rrotullojme serisht me shume kujdes duke e vendosur ne pjata ku do ta sherbejme.

E Lyejm me pak nga kremi dhe e dekorojm me copeza te arrave dhe ne momentin qe do ta sherbejme e presim bukur ne feta.


Fjalet kyqe : embelsira  role  arra  krem  kafe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ja si duhet ta vaksinojnë femijen mjeku ...!!! Fantastike :) (Video)
Tave me patate dhe perime te ndryshme
Si të gatuaani  ballokume