Role me ajke dhe banane
Role me ajke dhe banane

Role me ajke dhe banane

Kuzhint.com

Perberesit: 3 veze 100gr + 1 Luge gjelle sheqer 75 gr Miell 25 gr Niseshte 15 gr + 1 Luge gjelle kakao 1 Luge qaji peciv 400 ml Ajke 2 Pako perforcues per ajken (Sahnefestiger) ose shllag vanille 50 gr Cokolate e grryer ne rende 3 banane Pergaditja: Ndajme vezet.

Te bardhat i tundim me mikser pasi te trashet masa ia hedhim sheqerin dhe e tundim prap me mikser mases.

Ia shtojme nje nga nje te verdhat e vezeve dhe ne fund miellin, niseshten, 15 gr kakao dhe bakinin e perzier ia hedhim me kujdes.

Marrim nje tepsi 32x39cm e mbulojme me leter per pjekje.

Derdhim masen aty dhe e rrafshojme.

Te pjeket ne temperatur 175 grad. Marrim nje leck kuzhine dhe e sperkasim me sheqer.

Pandispanjen e pjekur e largojme nga furra dhe e hedhim siper leckes se kuzhines qe e kemi sperkatur me sheqer.

Ia largojme letren dhe e lem te ftohet.

Ajken e rrahim me mikser pastaj ia shtojme perforcuesin nje luge gjelle sheqer dhe ne fund edhe cokolaten e grryer ne rende.

E lyejm peten me kremin nga ajka ia vendosim 3 bananet e qeruara dhe e bejme peten role me kujdes.

E lem te ftohet ne frigorifer 1 ore.

Gjate servimit ne pjate ti hedhet siper pak kakao dhe sheqer per dekor. Ju beft mire! Perkthimin e ka bere faqja ne facebook Te gatuajm. Burimi: www. lecker. de


Fjalet kyqe : embelsira  role  ajke  banane  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Brokoli kundër leucemisë
Embelsire ruse
Pogaçe ne form te lules