ROLATË VICI NE SALCE
ROLATË VICI NE SALCE

ROLATË VICI NE SALCE

Kuzhint.com

Perberesit: - 700 g mish viçi i prerë në copa të holla - � filxhani magdanoz i prerë imët - � filxhani parmezani të grirë ose ndonjë lloj djathi tjetër të freskët - 2 lugë hudhra të grira imët - Kripë, byber - 6-10 feta proshute - Vaj ulliri Për sosin e domateve: - Një thelb hudhre të kuqe - Pak hudhër të bardhë - 12 domate të freskëta - 4 lugë vaj ulliri - kripë - borzilok të freskët Pergatitja: Nëse copat e mishit janë më të trasha, rrihini mirë ato me cekan kuzhine që të shtypen mirë dhe të mund t’I rrotulloni më lehtë.

Le të jenë e shumta 5 mm të trasha. Secilën copë lyejeni me vaj ulliri, pasta shtoni fetat e proshutës, djathë, hudhrat, kripën dhe byberin e zi.

Mos e teproni me kripë, pasi edhe proshuta është mjaft e njelmët. Rrotullojeni mirë mishin dhe lidheni me penj kuzhine ose mbyllini mirë me ndihmën e rrëmonjseve. Rolatet e përgatitura fërgojini pak në tigan ku më parë keni vënë disa lugë vaj ulliri, mbajini vetëm pak sa të marrin ngjyrë dhe pastaj futini në sosin e domateve të cilin e keni përgatitur në këtë mënyrë: Në një tigan të madh vini të ngrohet ca vaj ulliri, shtoni hudhrat e kuqe dhe të bardha dhe fërgojini 2-3 minuta, pastaj shtojini edhe domatet të cilat paraprakisht I keni qërruar dhe grirë, shtoni edhe kripë dhe lëreni të ziejë 15 minuta.

Kullojeni sosin në kulluese dhe me ndihmën e lugës përpiquni t’I shtypni domatet që të kullohen mirë.

Pjesën e mbetur kthejeni enë dhe zijeni edhe 5 minuta.

Në fund shtojani edhe bosilokun. Pasi t’i keni vendosur rrollatet e mishit të vicit në sosin e domateve, lërini të ziejnë në zjarr të dobët 1 orë e gjysmë, pas kësaj rrotullojini copat e mishit, lëreni të hapur enën dhe lejoni që edhe një orë të ziejë derisa sosi të trashet mirë.


Fjalet kyqe : gjellera  rolate  vici  salce  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tortë me çokollatë dhe kokos
Rolladë e shijshme me mjedra
Mrekullia e një fruti