Roladë me perime
Roladë me perime

Roladë me perime

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

2 fileta viçi, 2 patate, 4 thela specash të pjekur, 2 speca të freskët, 1 kokë qepë, 150 gramë kokrra misri, 300 gramë domate të konservuara, 2 lugë gjelle mustardë, 5 lugë gjelle vaj, borzilok, rigon erëza të përziera, kripë, piper

Pregaditja e recetës :

Filetat e viçit priten në medaljone.

Tëhollohen me çekan druri dhe u hedhen erëza, kripë e piper i zi i bluar sipas shijes.

Patatet zihen bashkë me lëvore, e pastaj qërohen dhe priten në rriska të trasha.

Rriskat e patateve rrotullohen në përzierjen e rigonit dhe borzilokut.

Qepa, specat dhe domatet e konservuara priten në kube.

Medaljonet e rrahur me çekan druri Iyhen me mustardë, në secilin prej tyre vendoset nga një thelë speci të pjekur, nga një rriskë patate dhe medaljonet mbështillen si roladë dhe përforcohen me rrëmojëse.

Në pak vaj fërgohen roladat e përgatitura, me qëllim që të skuqen mirë në të gjitha anët, e pastaj hiqen nga vaji dhe lihen në vend të ngrohtë.

Në tigan të veçantë kaurdisen qepët me pak vaj, e pastaj shtohen specat dhe edhe ata kaurdisen pakëz.

Shtohen domatet e konservuara dhe kokrrat e misrit, derdhet pak ujë dhe të gjitha zihen në temperaturë mesatare, derisa të zbuten perimet.

Nga fundi i zierjes shtohen roladat e fërguara, u hedhen erëza, kripë e piper i zi i bluar sipas shijes dhe të gjitha zihen edhe pakëz.


Fjalet kyqe : receta  huaja  rolade  perime  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tatli dy ngyrshe me forma nga Ami Anik
Krempite
SUPER-USHQIMET QË JU MBROJNË NGA ÇDO SËMUNDJE