Revani Vlore
Revani Vlore

Revani Vlore

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 kg niseshte , 3 litra ujë, 600 gr gjalpë i freskët , 5oo gr mjaltë shumëlulesh, 2-3 të verdha vezësh , 200 gr bajame ose arra, pak vanilje, 200 gr sheqer

Pregaditja e recetës :

Në një tenxhere me bazë të gjerë hidhet uji i ftohtë dhe shtohet niseshteja në formë breshëri duke u trazuar me një lugë druri me bisht të gjatë.

Shtohet gjalpi i freskët.

Në ngrohje e sipër hidhet sheqeri me mjaltin dhe bajamet ose arrat e shtypura.

Mund t'i shtoni pak vanilje, sipas dëshirës.

Trazohet gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të shmangni krijimin e topthave dhe karamelizimit të revanisë në fund.

Zjarri duhet të jetë pak mbi mesataren.

Kjo procedurë zgjat rreth 40 minuta.

Pasi të ketë marrë një ngjyrë të artë në të kuqërremtë, e gjithë masa shtrohet në një tepsi të lyer me pak gjalpë, nivelohet dhe lyhet me të verdhën e vezës në gjithë sipërfaqen e saj.


Fjalet kyqe : embelsira  ravani  vlore  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kek me çokollatë me zemër arrë kokosi
Kek me qokollatë dhe portokall
Qofte me mish qingji