Resenik me mielle misri
Resenik me mielle misri

Resenik me mielle misri

Kuzhint.com

Përbërësit 4-5 persona: 400 gr lakër e zier, 200 gr miell misri, 300 ml qumësht, 200 ml ajkë e ëmbël, 200 gram gjalpë ose shmand, 100 ml vaj.

Pergatitja: Lakra grihët imët dhe në 500 ml ujë zihet për 12-15 minuta.

Lakra e zier derdhet në kulluese dhe lihet pakëz të ftohet.

Në një tepsi qitën qumështi, gjalpi, ajka e vaji, pastaj shtohet edhe lakra e zier e kriposur, përzihen mire së bashku dhe në fund i shtohet mielli, duke e përzier.

Furra lëshohet në 250 gradë C, tepsia futet në furrë dhe pas 10 minutash pjekjeje, i ulet temperatura ne 220 gradë.

Pjekja vazhdon edhe për 25 minuta.

Reseniku mund të servohet me një sallatë të trashë me kos e tranguj me lëngë me speca të mbushur me djathë, ose sipas dëshire.


Fjalet kyqe : tradicionale  resenik  miell  misri  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me banane dhe krem çokolate
Kek me kajsi të thata
Makarona me gjoks pule,kepurdha dhe brokoli  nga  tegatuajm