Reqel me luleshtrydhe (dresheza)
Reqel me luleshtrydhe (dresheza)

Reqel me luleshtrydhe (dresheza)

Kuzhint.com

Përbërësit: - 1. 8 kg luleshtrydhe të vogla – lëngu i 3 limonave – 1. 8 kg sheqer – rreth 30 gr gjalpë Pregaditja; Për të gatuar reçel luleshtrydhje veprojmë në këtë mënyrë: Spërkasim luleshtrydhet me sheqer dhe lëngun e limonit, dhe pastaj i lëmë të rrinë të mbuluara në frigorifer për tërë natën.

Fusim një pjatë në ngrirje.

Hedhim luleshtrydhet në një tenxhere dhe e nxehim lehtë që të shkrijë sheqeri.

Pasi të jetë shkrirë sheqeri ngremë zjarrin në maksimum dhe e ziejmë për 4 minuta.

E heqim nga zjarri dhe hedhim 1 lugë çaji lëng në pjatën e ngrirë.

E lëmë të rrijë për rreth 2 minuta dhe pastaj kalojmë lehtë gishtin mbi sipërbaqen e lëngut.

Nëse rudhoset atëherë është gati, nëse jo e ziejmë dhe për 2 minuta të tjera dhe e ritestojmë.

Pasi ta heqim nga zjarri dhe ta kemi testuar shtojmë gjalpin dhe e përziejmë lehtë.

E lëmë të ftohet për rreth 5 minuta dhe e hedhim në vazo të sterilizuara, në të cilat nëse i mbyllim mirë mund të ruhet deri në 6 muaj. Ju bëftë mirë


Fjalet kyqe : embelsira  reqel  luleshtrydhe  dresheza  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Role me spinaq
Shkencëtarët thonë se kanceri mund të shërohet me kefir
Biskota kokosi  (recetë vegjetariane )