Receta per pjeshka
Receta per pjeshka

Receta per pjeshka

Kuzhint.com

Përbërësit: 3 vezë 180gr sheqer 225ml vaj 3 lugë qumësht 1 qese vanill sheqer 2 qese pluhur për pjekurina 450gr miell Për fillin: 350gr marmeladë ose reqel kajsie dhe thermijat e pjeshkave per dekorim; 3 lloje te ngjyrave; te verdhen, te kuqen, dhe te gjelberten Përgatitja: Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejm mirë deri sa të bashkohet masa.

Qesim qumështin, sheqer vanilen dhe i përziejm përsëri.

Në fund i qesim 2 kese pluhur për pjekurina 3 lugë miell dhe i përziejmë bashke me nasen e me siperme.

Kete mase e lëmë në frigorifer për afërsisht 2 orë. (në një enë plastike) te mbuluar me kapak. Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim miellin ngadal per ta formu nje brum te ngjeshur.

Mandej e qesim mbi tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar. E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme. I pjekim ne temperaturë 170*C per 15-20 minuta. Kur te piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i gerryejme pjesen e poshtme ne mes deri sa të bëhet nje hapësirë e mjaftueshme për mbushje. Thërmijat e grryera i përziejmë me marmeladë ose reqel dhe me këtë i mbushim pjeshkat. ku edhe i bashkojm nga 2 copa bashkë.

Per te marr formen e pjeshkes ateher duhet qe te merrnu 3 pjata dhe ne ato duhet te qitni 3 ngjyrat veq e veq ;te verdhen, te kuqen, dhe te gjelberten.

Ne fund merrni pjeshkat e formuara dhe futeni leht ne pjatat me ngjyre duke ia dhene formen si ne foto.


Fjalet kyqe : embelsira  receta  pjeshka  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota te brishta
Makarona me proshute(ose sallam) ne furre
 Mishe i skuqur dhe salate mikse