Receta e ditës | Ëmbëlsirë me portokall
Receta e ditës | Ëmbëlsirë me portokall

Receta e ditës | Ëmbëlsirë me portokall

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

250 gr buter, 200 gr sheqer, 1 portokall, 5 ve, 125 gr miell, 125 gr niseshte, 75 gr sheqer pudër, 1 qese sheqer vanilje, 3 lugë çaji pluhur për ardhje

Pregaditja e recetës :

Portokalli pastrohet dhe lëvorja e tij gërryhet në rende, pastaj ndahet për gjysmë dhe i shtrydhet lëngu.

Në një enë buteri dhe sheqeri tunden, i qitët lëvorja e grirë dhe sheqeri vanile.

Pastaj vetë i shtohen njëra pas tjetrës, duke i tundur ngadalë.

Në fund, mielli, niseshteja e mbetur dhe pluhuri për ardhje përzihen së bashku dhe qiten mbi masën.

Në një tepsi në formë kallëpi, ose rrumbullake me diametër 26 cm, të lyer më yndyrë, qitet brumi dhe piqet 40-50 minuta në temperaturë 175-180 C.

Ëmbëlsira hiqet nga zjarri, lihet të ftohet 15-20 minuta dhe hiqet nga tepsia, pastaj shpohet me rrëmojcë disa herë.

Sheqeri pudër përzihet me lëngun e portokallit dhe shpërndahet mbi ëmbëlsirë.

Pasi ëmbëlsira është ftohur krejtësisht, mbështillet me letër varaku dhe futët në frigorifer, dhe lihet gjithë natën.

Pastaj është e gatshme për tu shërbyer


Fjalet kyqe : receta  dites  embelsire  portokall  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me keksa dhe pudingë dhe dredhëza
Cheesecake me vanille ,limone si dhe salce dredheze
Kroketëza me patate,kaçkavall dhe proshutë