RECETA BAZE PER KREPA
RECETA BAZE PER KREPA

RECETA BAZE PER KREPA

Kuzhint.com

Perberesit per krepa te kripura:

250gr mielle,

3-4 vezë,

1/2 liter qumesht,

40gr gjalpe,

pak kripe,

Perberesit per krepa te embela:

250gr mielle,

1/2 liter qumesht,

3-4 vezë,

40gr gjalpe,

60gr sheqer,

1 bustine vanilje,

pak kripe,

pak kanelle,

pak rum ose konjak,

Pergatitja:

Vendosim ne nje tas te madh dhe te thelle miellin e situr, (shtojme sheqerin dhe vaniljen nese po pregatisim krepa te embel),

pak kripe dhe gjysme liter qumesht.

E rrahim perberjen me pirun (apo me nje rrahes elektrik) derisa te formohet nje mase e njetrajtshme dhe pa kokerriza.

Ne nje ene tjeter rrahim fort vezet te cilat ia shtojme mases mesiper duke vazhduar perzierjen derisa te dy perberesit te

bashkohen me njeri tjetrin.

E mbulojme brumin me nje leter transparente dhe e leme te pushoje per te pakten gjysme ore.

Pasi kjo kohe te kete kaluar, shkrijme gjalpin ne nje tigan te vogel dhe ia shtojme brumit duke e perziere mire ku shtojme

edhe nje gote te vogel rum apo konjak nese po pregatisim krepa te embel.

Vendosim ne zjarr nje tigan te madh qe nuk ngjit apo tiganet e posacem te krepave) dhe kur te jete nxehur hedhim pak nga

brumi duke vepruar ne kete menyre: me ndihmen e nje garuzhde, e hedhim brumin ne qender te tiganit dhe me pas e rrotullojme

shpejt nga te gjitha anet derisa te hapet dhe te formohet nje pete e holle.

E leme ne kete menyre te gatuhet per rreth 1 minute duke e rrotulluar here pas here (ne menyre qe te mos ngjitet) dhe

kur te kete marre nje ngjyre te arte e kthejme nga ana tjeter edhe per 1 minute.

Sapo krepi te jete gati, e vendosim ne nje pjate te madhe duke e rreshqitur nga tigani, dhe

vazhdojme te njejten procedure edhe per krepat e tjere me brumin qe nga ka mbetur.

Keshille Nese krepat e sapopregatitur nuk sherbehen menjehere, vendosini ato ne nje vend te

ngrohte dhe shtojini recel, marmalate, nutela, pana, proshute, djath etj vetem ne momentin e servirjes


Fjalet kyqe : brumera  receta  baze  krepa  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Keshilla per gatim: Si te kete shije akoma me te mire lulelakra?
A ekziston receta për lumturi?
Ëmbëlsira e Pasionit