Rëndësia e perimeve të ziera për organizmin tuaj
Rëndësia e perimeve të ziera për organizmin tuaj

Rëndësia e perimeve të ziera për organizmin tuaj

Kuzhint.com

Ne e dimë se ushqimet e freskëta janë më të mirat, por kjo nuk vlen për të gjitha perimet.

Disa perime pasi zihen u shtohet vlera e tyre ushqyese.

Më poshtë po rendisim disa nga perimet që ju duhet t’i zieni para se t’i konsumoni.

Me zierjen e domateve vjen deri te rritja e përqendrimit të likopenit.

Duke konsumuar domate të freskëta, organizimi merr vetëm 4 për qind të këtij antioksiduesi, i cili është i dobishëm për uljen e rrezikut nga infarkti dhe kanceri.

Përpunimi termik i këpurdhave jo vetëm që është më i shëndetshëm, por edhe rrit sigurinë.

Ekzistojnë disa lloje këpurdhash të cilat mund të hahen vetëm të ziera, edhe ato që mund të konsumohen të freskëta nuk treten mire në organizëm.

Këpurdhat kanë mure të forta qelizor, prandaj zierja vetëm sa e lehtëson tretjen e përbërësve të dobishëm që ato kanë.

Organizmi më lehtë e absorbon kalciumin, hekurin, magnezin, luteinën dhe antioksiduesit sikur beta karotina, të cilat gjenden në spinaq, pasi që ai të zihet.

Sh, pas zierjes së spinaqit, sasia e kalciumit trefishohet.

Beta karotina, antioksidues që gjendet në karotë, e të cilin organizmi e shndërron në vitaminë A, na ndihmon që të shohim më mirë.

Karota e freskët ndonjëherë tretet me vështirësi, derisa ajo e ziera jo vetëm që tretët më lehtë, por është edhe më ushqyese.


Fjalet kyqe : keshilla  rendesia  perimeve  ziera  organizmin  tuaj  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Rritini thonjtë me limon, vaj dhe hudhër
Bajander e përkryer vetem për 6 minuta
Shtrudlle me xhem kumbulle