Rafaelo te gatuara nga Ardita Basha
Rafaelo te gatuara nga Ardita Basha

Rafaelo te gatuara nga Ardita Basha

Kuzhint.com

Përbërësit:

2 pudinga vanile,

500 ml qumësht,

5 lugë sheqer,

2 kese sheqer vanile,

200 gr margarin,

200 gr sheqer pluhur,

150 gr kokos,

nevoiten edhe rreth 80 gr kokos për rrotullimin e topthave si dhe rreth 80 gr lajthi të pjekura.

Përgatitja:

Fillimisht ziejmë pudingun me qumësht, sheqer dhe vanil sheqer.

E lejmë të ftohet duke e përzier kohë pas kohe.

Margarinën e rrahim me mikser me sheqerin pluhur, ia shtojmë pudingun e ftohur dhe kokosin.

E përziejmë mirë dhe e lejmë në frigorifer rreth 2 orë.

Pas kësaj kohe e marrim formojmë topthat, në mes ua shtijmë një lajthi dhe i rrotullojmë në kokos.


Fjalet kyqe : embelsira  rafaelo  gatuara  ardita  basha  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqerpare të mira nga Lulja La
Ricotta e kakao
Peshku me patate dhe karota