Qumështi parandalon sëmundjen e kockave
Qumështi parandalon sëmundjen e kockave

Qumështi parandalon sëmundjen e kockave

Kuzhint.com

Të parandalosh osteoporozën, sëmundjen në skeletin e njeriut është e mundur.

Sipas specialistëve italianë të Universitetit të Firenzes, për të mos u prekur nga sëmundja e kovkave duhet të pijmë një gotë qumësht në ditë. Kjo mund të zëvendësohet me 30 gram kaçkavall, që nëse do e llogarisim në formë të grirë është i barabartë me 4 lugë të vogla.

Ky rekomandim vjen si rezultat i një takimi mbi osteoporozën, i organizuar nga Vëzhguesi i Shëndetit në Itali. Parandalimi, përtej tavolinës lidhet edhe me aktivitetin fizik, i cili nuk duhet të braktiset edhe kur je i ri.

Kjo këshillë është e vlefshme sidomos për gratë që janë në prag të menopauzës. Nga qumështi dhe nënproduktet e tij, merret sasia e kalçiumit që është e nevojshme për një organizëm të shëndetshëm, por nëse organizmi ka mangësi, mund të përdoren edhe ushqime të fortifikuara siç mund të jenë koset që shiten në treg.

Por nuk duhet të harrojmë një gjë: parandalim do të thotë edhe monitorim i shëndetit përmes analizave.


Fjalet kyqe : keshilla  qumeshti  parandalon  semundjen  kockave  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Supë e shpejt dhe e shijshem me perime
AKULLORE ME MANAFERRA
​Biskota me sherbet  nga Lulja La