Qorbe me qofte dhe patate
Qorbe me qofte dhe patate

Qorbe me qofte dhe patate

Kuzhint.com

Nevojiten:

1/2 kg. mishe të bluar, 1 qepë në rende, 1 vezë, majdanoz të grirë hollë, 1 lugë mustardë, kripë, piper dhe vaj për skuqje.

Për salcë nevojiten:

2 domate, 3 lugë vaj, 1 qepë e kaluar në rende, 3 thelpinj hudhre, 4 Patate2 karotaerëza sipas dëshirës, nenexhik, feslixhen ose rigon.

Përgatitja:

Në masën e mishit të bluar, hidhet qepa e kaluar në rende, vezë e tundur, kripë, piper, majdanoz, mustardë.

Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte të cilave u jepet forma e rrumbullakët ose vezake dhe palosen në enë qelqi, të lyer me yndyrë, e mandej futen në furrë të nxehtë për t’u pjekur.

Në fultere ose tenxhere me yndyrë të nxehtë, fërgohet qepa dhe hudhra e grimcuar.

Kur qepa merr një ngjyrë të kuqërremtë shtohen domatet dhe karotat e qëruara dhe të prera në kube, erëzat, kripa dhe piperi dhe patatet e prera ne kube. qorba me patate e zier hidhet mbi qofte të pjekura, vendoset qe te ziet dhe ne fund e dhe shërbehet.


Fjalet kyqe : gjellera  qorbe  qofte  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota kokosi  (recetë vegjetariane )
Limoni ‘ilaç’ për Bukuri
 PETULLAT ME GJIZE