Qokollade aromantike
Qokollade aromantike

Qokollade aromantike

Kuzhint.com

Nevojiten * 300 g çokollatë zezë për gatim * 1 filxhan i vogël kafe e fortë e zezë * 5 vezë * 3 lugë sheqer vanilje * 125 g ajkë e ftohur * 50 g sheqer Përgatitja: Çokollata copëtohet, bashkë me kafenë shkrihet në avull, hiqet nga zjarri.

Të bardhat e vezëve ndahen dhe lihen anash, ndërsa të verdhat miksohen me sheqerin e vaniljes, bëhen një shkumë.

Nga të bardhat dhe sheqeri i miksuar bëhet shkuma.

Ajka e ftohur miksohet, bëhet një krem i fortë. Të verdhat e rrahura të vezëve qiten në masën e çokollatës dhe përzihen mirë, i shtohet edhe kremi dhe, para se të forcohet, shpejt dhe me themel kjo masë përzihet mirë, që të homogjenizohet. Kujdesshëm i shtohet edhe shkuma e të bardhave të vesë.

Masa e fituar qitet në qese që shërben për zbukurim dhe e tëra shtrydhet nëpër gota. Para se të shërbehet, gotat duhet të mbahen së paku 3 orë në frigorifer.


Fjalet kyqe : embelsira  qokollade  aromantike  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e shijshme me keksa
QOFTE ME PATATE
Oblland me qokollad