Qofte tembushura
Qofte tembushura

Qofte tembushura

Kuzhint.com

Përbërësit:

-2. 5 gota uji bullgur i imët,

-1 gotë uji miell irmiku,

-1 vezë, ujë,

-1 lugë gjelle salcë,

-200 gr mish i grirë,

-Piper i zi,

Për mbushjen:

-500 gr mish i grirë,

-2 qepë të thata,

--3 thelba hudhër,

-1 gotë uji arra të thërmuara,

-125 gr margarinë,

-1 tufë majdanoz,

Përgatitja

Në fillim përgatisim mbushje

Grijmë qepët dhe i kavërdisim në vaj bashkë me mishin e grirë.

I shtojmë arrat, hurdhat dhe erëzat dhe i përziejmë.

Pasi skuqen i hedhim majdanozin dhe i përziejmë.

Për pëgatitjen e brumit:

Bullgurin dhe irmikun i hedhim në një enë paksa të thellë.

Shtojmë pak ujë të vakët dhe i përziejmë.

Shtojmë mishin e grirë, vezën, salcën dhe erëzat dhe i brumosim.

Nesë shihet e arsyeshme gjatë brumosjes mund të shtojmë përsëri ujë të vakët dhe pak miell.

Njomim duart me ujë dhe marrim pjesë të vogla nga brumi dhe me duar u japim formë gote.

Pjesën e brendëshme e mbushim me harxhin e përgatitur më parë.

Më pas e mbyllim grykën e pjesës së jashtme duke e mbuluar plotësisht mbushjen.

Pasi u japim formën e dëshiruar, i skuqim në vaj.

Një mënyrë tjetër e të përgatiturit është dhe zierja e qofteve.

Në këtë rast qoftet dalin më të lehta në ngrënie nga ato të skuqurat por duhet patur kujdes që brumi të jetë punuar mirë ndryshe gjatë zierjes, qoftet mund të hapen. gatuajmire.


Fjalet kyqe : gjellera  qofte  tembushura  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Domate jeshile turshi nga tegatuajm
Pulë me perime ne furrë
Salca Bechamel