Qofte me salce te bardhe
Qofte me salce te bardhe

Qofte me salce te bardhe

Kuzhint.com

Përbërësit:

500 mish i bluar,

100 gr oriz gjysem i zier,

1 vezë, 1 qepë,

2 luge miellë,

Magdanoz,

krip, biber.

400 gr shmant,

2 qepe te vogla,

1 luge miellë,

2-3 filgjana ujë,

Kripe, biber.

Udhëzimet:

Mirren qepa dhe grihet imet dhe perzihet me mishin, orizin, vezet, miellin, kripen, biberin dhe magdanozin dhe perzihet mire kjo mase derisa te kompaktesohet,

Ne nje ene qitet nje sasi uji derisa te mbulohen qoftet dhe pasi te vloj kjo sasi uji qiten qoftet te ziejne ne uje vale.

Gjate kesaj kohe sa qoftet ziejne pragaditet salca ne ket menyre:

Grihet qepa dhe zbutet ne pak vaj dhe pastaj shtohet mielli duke perzier vazhdimisht qe te mos behen kokrra te miellit dhe pastaj shtohen 2-3 filgjana uje dhe kur te jete avulluar se paku gjysma e ujit atehre i shtohet shmanti dhe kriposet sipas shijes dhe ne kete mase qiten qoftet e ziera dhe lihen edhe pak te ziejne se bashku.

Kjo mase servohet me nje baze te pastave te ziera me uje e krip dhe zbukurohet me magdanoz te fresket.


Fjalet kyqe : receta  huaja  qofte  salce  bardhe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

KREMI ÇUDIBËRËS
Xhenxhefil dhe limon kundër migrenës
Kallamarë në skarë