Qofte me kremë domatesh
Qofte me kremë domatesh

Qofte me kremë domatesh

Kuzhint.com

Përbërësit

750 ml lëng perimesh (i nxehtë),

50 gr gjalpë,

50 gr miellë,

1 Kokërr qepë,

15 gr kripë,

1 gr piper (i grirë),

540 gr pure domatesh,

1 Lugë koncentrat domatesh,

1 copë karotë,

3 gjethe gjethe dafine,

1 kokërr e verdhë veze,

30 gr bukë e grirë,

250 gr mish i grirë.

Përgatitja:

Qëroni qepën dhe karotën dhe pritini imët.

Shkrini gjalpin në një tigan dhe skuqini perimet e grira për tre minuta.

Shtoni miellin dhe vazhdoni skuqjen edhe për disa minuta të tjera.

Shtoni pak e nga pak lëngun e nxehtë dhe përziejeni deri kur të jetë thithur plotësisht nga mielli.

Përziejeni vazhdimisht me kujdes në mënyrë që të mos bëhen kokrra.

Pasi të keni hedhur të gjithë lëngun mund të shtoni purenë e domateve, koncentratin dhe gjethen e dafinës.

Lëreni salcën të ziejë në zjarr të ulët për rreth 20 minuta, duke e përzier herë pas here në mënyrë që të mos ngjitet në fund.

Ndërkohë përgatisni qoftet: Mishit të grirë shtojini të verdhën e vezës dhe dy lugët e bukës së grirë.

Hidhini kripë dhe piper dhe formoni me duart e njomura qoftet e vogla, sa një kokërr arrë.

Ziejini qoftet për tre minuta në ujë pa kripë.

Kullojini qoftet dhe shtojini tek salca e domateve.

Rregullojeni salcën me kripë dhe piper sipas dëshirës.

Shërbejeni të ngrohtë.


Fjalet kyqe : supa  krem  domatesh  qofte  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pogaqe me pet
Qofte me mish në tave
Torte e shpejt  me puding nga tegatuajm