QOFTE ME DJATHE
QOFTE ME DJATHE

QOFTE ME DJATHE

Kuzhint.com

Nje alternative e qoftes se mbushur sipas deshires, eshte qoftja e madhe me djath ne siperfaqe dhe e shuar me brendi (konjak) ne furre.

Provoni ta shoqeroni me patate te furres ose me nje sallate te stines! Perberesit per 4 persona 500gr mish i grire viçi 100gr proshute e pjekur e grire ne mikser 1 patate mesatare e ziere e reduktuar ne purè 2 veze 30gr djath kaçkavall te grire 80gr djath qe shkrin (te tipit guda, fontina etj) 2-3 luge galete (buke te thate te grire) 1 qepe 40gr gjalp 1 luge vaj ulliri 80ml brendi (konjak) 2 gjethe dafine kripe piper Bashkojme ne nje ene te madhe mishin e grire, purène e patateve, proshuten, vezet, djathin kaçkavall te grire, kripen dhe piperin derisa te perftojme nje brume homogjen.

Me kete perberje formojme nje qofte te madhe te cilen e kalojme ne galete dhe e leme menjane. Marrim nje leter alumini (aq te madhe sa ta mbuloje komplet qoften) dhe vendosim ne bazamentin e saj qepen e prere holle, e sperkasim me 1 luge vaj ulliri, vendosim siper qoften e madhe dhe e rregullojme me disa copeza gjalpi ne siperfaqe dhe 2 gjethe dafine.

E mbyllim letren e aluminit ne formen e karameles dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180 C per rreth 1 ore. Kur te jete pjekur, e heqim nga furra, eleminojme letren e aluminit dhe e vendosim qoften ne taven ku e gatuam bashke me lengun qe ka leshuar.

Vendosim mbi qoften djathin qe shkrin te prere ne rripa, e lagim me pak brendi dhe e rivendosim ne furre edhe per 5 minuta te tjera derisa djathi te jete shkrire.

E shoqerojme te prere ne feta me sallaten e stines.


Fjalet kyqe : gjellera  qofte  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Pije shtepiake qe djege kalorit
Torte gjysem hene
Dobitë e vajit të kanellës(Cinnamon Oil)