Qaji që shkëlqen fytyrën
Qaji që shkëlqen fytyrën

Qaji që shkëlqen fytyrën

Kuzhint.com

Nëse uji i thjeshtë nuk ju pëlqen, pini nga kjo përbërje dy-tre gota në ditë, me stomakun bosh, si p. sh kur jeni kthyer nga stërvitja apo kur e keni kaluar pasditen jashtë, me qëllim që të përfitoni këta përbërës të mrekullueshëm

MentaEfekti i saj freskues mund t’ju ndihmojë në zbutjen e skuqjes së fytyrës dhe uljen e temperaturës së trupit.

Aromaterapia me mente mund t’ju ndihmojnë në reduktimin e akneve të shkaktuara nga stresi dhe ekzemave.

Çaji i gjelbërAntioksdiantët që gjenden në të ndihmojnë parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

Lëngu i limonit Është i pasur me vitaminë C, një koenzimë që trupi juaj e përdor për krijimin e kolagjenit, i cili ndihmon në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.

XhenxhefiliKa veti anti-inflamatore në uljen e nxehtësisë së trupit, lëkurës së irrituar në sipërfaqe dhe thellësi.

Gjithashtu, rrënjët e xhenxhefilit ndihmojnë në zbutjen e shqetësimeve në stomak.

Përbërësit:4 gota ujë, të ndara2 lugë (të mesme) çaj të gjelbër 1 gotë me gjethe menteje të freskëta, të grira1/3 gotë me xhenxhefil të freskët të grirë1/3 gotë lëng limoni

Përgatitja:Hidhni dy gota ujë në çajnik dhe lëreni të vlojë.

Më pas shtoni çajin e gjelbër, menten, xhenxhefilin dhe lëreni për 30 minuta të ftohet.

Hidhini në një kanë me anë të një kullese në mënyrë që të merrni lëngun e mbetur nga çaji i gjelbër dhe gjethet e mentes.

Shtoni lëngun e limonit dhe ujin e mbetur.


Fjalet kyqe : keshilla  pija  shkelqen  fytyren  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Makarona (pasta) me perime te ndryeshme
Mishe pule me kepurdha dhe pure nga Lulja La
Djathe i pergaditur me kose