Pumpkin Pie -torte me kungulle -  nga Besa Xhemajliu
Pumpkin Pie -torte me kungulle - nga Besa Xhemajliu

Pumpkin Pie -torte me kungulle - nga Besa Xhemajliu

Kuzhint.com

Perbersit:

  • 3 gota kungull i grirë
  • 3 lugë sheqer i bardhë
  • 3 lugë sheqer ngjyrë kafe
  • 2 lugë melasë
  • lugë çaji karafil i bluar
  • 2 lugë çaji kanellë pluhur
  • 2 lugë çaji xhenxhefil i bluar
  • 2 vezë të rrahura
  • 1 qumësht i kondensuar (si qumështi Panda)
  • 1 kore e gatshme keku

Përgatitja:

Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturën 190 gradë C.

Vendoseni purenë e kungullit në një tas me madhësi mesatare dhe shtojini të gjithë përbërësit.

Rriheni mirë me një mikser elektrik derisa të përftohet një masë kremoze.

Hidheni përzierjen mbi koren e kekut dhe piqeni për 10 minuta. pastaj leni temperaturën e furrës në 180 gradë C dhe piqeni për 40 minuta të tjera derisa keku të jetë ngurtësuar në qendër kur e tundim lehtë.

Lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit përpara se ta shërbeni.

Keku mund të hahet i ftohtë ose në temperaturë ambienti.

Mund të shërbehet me krem pastiçerie ose akullore me shije vaniljeje sipër.


Fjalet kyqe : embelsira  pumpkin  torte  kungulle  besa  xhemajliu  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Embelsir me kanell dhe molla
Edhe mjekët po habiten: Ja çfarë shëron kjo recetë popullore
Mish pule me kunguj të vegjël