PULË PIKANTE NË FURRË ME MJALTË DHE ERËZA
PULË PIKANTE NË FURRË ME MJALTË DHE ERËZA

PULË PIKANTE NË FURRË ME MJALTË DHE ERËZA

Kuzhint.com

Duke qenë se mishi i pulës është ndër më të preferuarit për mua.

Vendosa që rubrikën e gatimit ta hap me një recetë për këtë lloj mishi.

Më konkretisht, do të flasim për një recetë të lehtë, të thjeshtë, pikante dhe shumë të shijshme.

Përbërësit

1 pulë të prerë në copa,

1 filxhan të vogël kafeje mjaltë,

2 lugë gjelle vaj ulliri,

1 lugë gjelle uthullë,

1 lugë gjelle pluhur djegës,

1 majë luge paprika,

1-2 thelpinj hudhre të grirë holl,

1 majë luge qimnon,

1 majë luge piper të kuqë,

1 lugë çaj kripë.

Përgatitja

Si fillim ndizni furrën në 200 gradë celsius.

Në vazhdim, përzieni së bashku të gjithë përbërësit (përveç pulës) derisa të krijohet një masë homogjene.

Pastaj, shtroni në tepsi pulën e prerë dhe hidhni sipër saj gjysmën e përzierjes së përgatitur.

Mandej vendoseni në furrë për 20 minuta.

Pasi të kalojnë 20 minuta, nxirreni nga furra, dhe hidhni pjesën tjetër të përzierjes.

Mandej, futeni përsëri në furrë dhe lereni dhe 20 minuta të tjera.

Shërbehet e ngrohtë dhe shoqërohet me sallatë ose patate të skuqura. albstroka.


Fjalet kyqe : gjellera  pule  pikante  furre  mjalte  ereza  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte e mirë me çokolladë
Qorbe  dimerore
Losion sherus për ata qe kan problem me renjen e flokëve