Pulë mbretërore në sos krem
Pulë mbretërore në sos krem

Pulë mbretërore në sos krem

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

4-6 copa gjoks pule, pa eshtra e lëkurë, 4 deri 6copa djathë provolone (apo ndonjë tjetër lloji djathi të fortë), 4 deri 6 copëza mish të terur, Pak miell (gjysmë filxhani) për të ngjyer pulën

Pregaditja e recetës :

Sosi : 1 filxhan (nga 250 ml) qumësht1 filxhan ajkë për zierje1 filxhan supë pule – supë e pastër 1 filxhan cedar apo ndonjë djath tjetër të fortë të bërë me rende1/2 filxhan parmezan (nuk është i domosdoshëm)2 lugë gjalpë2 lugë plot me miell1/2 lugë qepë pluhur (apo të kavërdisur)1/2 lugë piper 1 lugë krip pak spec të kuq të bluar 2 lugë sheqer.

Gjoksin e pulës ndaras e leni në mes të dy copave të letrës së aluminit dhe shtypeni me çekan kuzhine – që të fitoni shniclla të holla.

Bëni me krip e piper, dhe në secilën pjesë vendosni nga një copë djathë dhe një copë mish të terur.

Mbështilleni mishin (nëse është nevoja mbylljani fundet) dhe fundet mbyllini me rrëmojëse.

Secilën rrollne bëjeni me miell.

Në një tigan më të thellë nxeheni vajin pak në temperature të mesme, dhe fërgoni rrollnet e pulës në të dy anët shkurt- vetëm pak të marrin ngjyrë.

Lërini anash.

Bëni sosin.

Në një tenxhere në temperaturë të mesme shkrini gjalpin, shtoni kripë, piper, qepën dhe sheqerin.

Të gjitha mirë përziejini, më pas shtoni miellin dhe shpejt përziejini deri sa të fillojnë të paraqiten disa tullumbace.

Shtoni edhe bujonin, ajkën, qumështin dhe vazhdoni të përzini deri sa masa nuk zien në temperaturë të mesme-për rreth 10 minuta.

Zvogëloni temperaturën në më të voglën, dhe shtojani djathin në rende.

Përzieni mirë derisa të fillojë të bëhen kremoze.

Nëse ju duket shumë i trashë shtoni pak qumësht.

Në tepsi të bërë me vaj (më së mirë në tepsi të xhamit) rreshtoni lehtë rrollnet e fërguara, dhe mbulojini me sos, të cilin e keni bërë.

Mbulojini me folje, dhe piqini në furrë të nxehtë na 180C, për 60 minuta derisa pula të zbutet.

Në vend të sosit: për më thjeshtë mund të përzini supë kremoze nga kërpudha dhe 1 filxhan qumësht, dhe me këtë të mbuloni rrolet e mishit.

Dhe çfarë thoni? Pula në krem sos – nota nga 1-10?


Fjalet kyqe : gjellera  pule  mbreterore  krem  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me kokos, grize dhe kakao
Levrek me salce Holandeze
Çokolatë torte me kumbulla te terura(lava cake)