Puding me kafe e çokollatë
Puding me kafe e çokollatë

Puding me kafe e çokollatë

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

200 g çokollatë fondente, 250 g gjalpë, 4 lugë pije me kafe, 1 lugë kafe ekspres, 4 vezë, 2 të verdha veze, 125 g sheqer, 65 g miell integral, 2 lugë sheqer pluhur

Pregaditja e recetës :

Shkrijmë çokollatën dhe gjalpin në banjëmari, pastaj e heqim nga zjarri dhe shtojmë pijen me kafe dhe kafen dhe e përziejmë mirë.

Rrahim mirë vezët, të verdhat dhe sheqerin për 10 minuta derisa derisa masa të dyfishojë volumin.

Shtojmë aty kremin e çokollatës dhe miellin duke e përzierë me delikatesë.

Lyejmë format me gjalpë dhe shpërndajmë masën e brumit nëpër to.

Pastaj të gjitha i vendosim në një tavë dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 200 gradë për 10-12 minuta, derisa të krijojë kore nëpër anë dhe të mbetet e butë brenda.

Shërbehen të ngrohta, vetëm të spërkatura me sheqer pluhur.

Sa më shumë të ftohen aq më shumë forcohen brenda.


Fjalet kyqe : embelsira  puding  kafe  qokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte zebra me karamel
Recete pa laktos dhe ve
Ja se si të shkrini mishin në mënyrë të shpejtë