Pse më hahet bukë edhe kur jam e ngopur?
Pse më hahet bukë edhe kur jam e ngopur?

Pse më hahet bukë edhe kur jam e ngopur?

Kuzhint.com

Ju kujtohet ajo pako e zbrazët me çipsa? Po një tavë me fasule jeshile? Le të përballemi me këtë: ndonjëherë ndjehemi fajtor kur hamë kur në të vërtetë nuk jemi të uritur.

Dhe, meqenëse uria është zakonisht më e vështirë se etja, ne mund të hamë për arsye të gabuara. Oreks artificial? – nevoja që ta dini Kur niveli i glukozës është i ulët, mëlçia dërgon sinjale në hopotalamus, duke shkaktuar ndjenjën e nevojës për të ngrënë.

Sipas një studimi, pjesëmarrësit kanë konsumuar më shumë kalori kur ushqimi është servirur në pjata qeramike me salveta të palosura (duke sinjalizuar se është koha e ushqimit), në krahasim me pjatat prej letre dhe gota plastike të shoqëruar me ushqime të shpejta.

Studiuesit kanë zbuluar se sa më të mëdha pjatat, aq më shumë mund të hani, pavarësisht oreksit. Lojërat e urisë – Plani juaj i veprimit Të ngrënurit kur në të vërtetë nuk jeni të uritur nuk ka të bëjë me një pako patate të skuqura (çips).

Në fakt, kaloritë shtesë mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tone dhe madje ta çojë në trashje.

Nëse mashtroheni nga ngrënja e rrejshme, këtu po ju paraqesim disa këshilla të thjeshta që të rrini sa më larg urisë së rreme: Së pari, pini ujë.

Një test i mirë i urisë është të pini një gotë ujë dhe prisni 15 minuta.

Nëse keni ende brejtje urie, atëherë filloni të hani diçka. Një mollë në ditë…mund ta mbajë urine larg? Nëse nuk jeni mjaftueshëm të uritur për të ngrënë një mollë, atëherë ndoshta në të vërtetë nuk ështa koha e darkës. Bëni mjaftueshëm gjumë.

Mungesa e gjumit rrit oreksin, urine dhe marrjen e ushqimit.

Bëni 7 deri 9 orë gjumë për të shmangur ngrënien e tepruar. Mos u stresoni.

Stresi mund të çojë në kërkim të ëmbëlsirave kur në të vërtetë nuk jeni të uritur, kështuqë gjeni mënyra tjera për të qetësuar mendjen dhe të ndaloni të përdorni ushqimin si pretekst. Ngadalësoni tempon e ngrënies.

Duhet kohë deri sa të ngopeni pas vaktit ushqyes, kështuqë para se të hani desertin mënjëherë pas ushqimit të darkës, prisni deri 20 minuta nëse stomaku juaj mund të përballojë më tepër ushqim. /femra. net/


Fjalet kyqe : keshilla  hahet  buke  edhe  ngopur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sallate e perzier me salce kosi
Dolma me kungulleshka
Torte me rende me limon