Produktet bujqësore që ndihmojnë në luftimin e kancerit
Produktet bujqësore që ndihmojnë në luftimin e kancerit

Produktet bujqësore që ndihmojnë në luftimin e kancerit

Kuzhint.com

Sipas specialistëve, të cilët vlerësojnë rëndësinë e ushqyerjes në parandalimin ekancerit, antioksiduesit, vitaminat dhe polifenolet janë lëndët më të rëndësishme në shpëtimin nga kjo sëmundje shkatërruese.

Gazeta Start sjell një shkrim, të huazuar nga Fox News, ku radhiten ushqimet e pasura me veçori të forta dhe efektive në luftën kundër kancerit:

Speci i kuq djeg, si dhe Jalapenos (një lloj speci djegës i kultivuar në Amerikën Jugore dhe i përdorur në gjellët meksikane): lënda kapsaisinë që përmbajnë këta speca ka veçorinë e zhdukjes së qelizave kancerogjene.

Avokado: lënda e quajtur Glutation, e pasur me antioksidues, e gjendur tek avokadoja, sulmon radikalet e lira.

Krahas kësaj tek avokadoja gjenden në sasi të mëdha potasiumi dhe beta-karoten.

Karota: efektive për shqisën e pamjes, karota ndikon edhe kundër kancerit.

Beta karoteni që përmban ajo ndihmon në uljen e riskut së shfaqjes së kancerit tëgjoksit, prostatës, zorrëve, stomakut, fytit, mushkërive.

Por, disa studime pasqyrojnë një lidhje në mes kancerit të mushkërive dhe përforcimeve me beta karoten, të marra nga personat të cilët hyjnë në grupin e të rrezikuarve.

Fara e lirit: e pasur me elementë ushqyes, si antioksiduesit, fara e lirit pengon ndryshimet e bëra në trup nën ndikimin e kancerit.

Krahas kësaj, me ndihmën e sasisë së lartë të acideve omega-3 mundëson mbrojtjen nga kanceri i kolonës dhegjoksit.

Hudhra: ndihmon në ekuilibrimin e sistemit imunitar dhe copëton lëndët që shkaktojnë kancerin.

Përbërësi allium që gjendet në hudhër pengon kancerogjenët dhe ngadalëson zhvillimin e tumorit.

Studimet tregojnë se konsumimi i hudhrës ul riskun e kancerit të stomakut dhe kolonës.

Sipas një lajmi të publikuar në revistën mjekësore "American Journal of Clinical Nutrition", bëhet e ditur se ilaçet e përforcuara me hudhër nuk japin të njëjtin efekt si hudhra.

Për këtë arsye konsumojeni atë në mënyrë natyrale.

6. Çaji jeshil: bazuar tek shumë studime, çaji jeshil është shërues i disa sëmundjeve.

Dihet se çaji jeshil ndihmon në parandalimin e kancerit të lëkurës, ezofagut, stomakut, kolonës, pankreasit, mëlçisë, prostatës dhe gjoksit.

Ky çaj përmban polifenol dhe antioksidues.

Studimet tregojnë se polifenolet, duke prerë qarkullimin e gjakut që shkon tek tumoret, ndalojnë zhvillimin e tumoreve ose i parandalojnë ato.

Likoricë(bimë medicinale): studimet tregojnë se kjo lloj bime ndihmon nëparandalimin e kancerit të prostatës.

Sepse lënda glycyrrhizin, e cila gjendet tek likorica, është shumë efektive ndaj kancerit.

Por, nëse vuani nga tensioni i lartë, mos e përdorni.

Meqë shurupi apo sherbeti me likorice nuk jep të njëjtin efekt, ju duhet të konsumoni rrënjën e kësaj bime.

Rozmarinë: rozmarina ndihmon në parandalimin e zhvillimit të tumoreve të lëkurës dhe gjoksit tek kafshët.

Por akoma nuk janë bërë studime mbi njerëzit.

Por, në të njëjtën kohë dihet se rozmarina kuron një stomak të trazuar, çrregullimet në sistemin e tretjes, dhimbjen e kokës.

Shafrani: me veçorinë anti-inflamatore shafrani ndihmon në ngadalësimin e prodhimit të enzimave (efektiv veçanërisht në kancerin e zorrëve dhe kolonës), të lidhura me infeksionin.


Fjalet kyqe : keshilla  produktet  bujqesore  ndihmojne  luftimin  kancerit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Oriz me pule ne tav
Ushqimi i cili e qetëson stomakun
Tarta me mascarpone dhe çokolate