Pretzels
Pretzels

Pretzels

Kuzhint.com

Përbërësit : -500 gr miell Finnesa -10 gr maja -2, 5 dl qumësht -50 gr gjalpë -5 gr kripë -3 gr sheqer -50 gr sodë buke -1 litër ujë Përgatitja: Së pari majën për brumë e përziejmë me pak sheqer, miell dhe qumësht dhe e lëmë të qëndroj për 5 minuta.

Më pas në miell hedhim kripën, pastaj gjalpën e zbutur në copa të vogla, majan e ardhur dhe në fund qumështin dhe i përziejmë të gjitha bashkë duke formuar një masë brumi derisa të ndahet nga duart.

Brumin e lëmë të qëndroj për 40 min.

Pasi të ketë ardhur brumi e hollojmë në trashësi prej 3 cm dhe e ndajmë në disa pjesë.

Brumin e presim në pjesë në formë të rrethit ose si në formën origjinale të pretzles ashtu siq shihet në fotografi.

Në një tigan e vendosim ujin të zihet me sodë buke dhe pasi të ketë vluar uji, i vendosim një nga një pretzlet dhe i lëmë pak që të zihen.

Pasi të jenë zier i vendosim në tepsi dhe i pjekim për 15minuta në temperaturë 200 gradë celcius.

Ju bëftë mirë.


Fjalet kyqe : brumera  pretzels  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Joghurt-Cheesecake me arra indiane dhe hurma
Si mund të riktheni butësinë e peshqireve të vjetër
Embelsir me sherbet