Pogaqe të ëmbla
Pogaqe të ëmbla

Pogaqe të ëmbla

Kuzhint.com

Përbërësit:

1 gotë e gjysmë e ujit qumështGjysmë gote e ujë2 lugë të supës sheqer12 gr. maja (tharm buke)Gjysmë gote e ujit vajMiell deri sa bëhet një brumë i butëAjro krem për lyerje

Përgatitja:

Një në enë qesim tharmin e bukës, sheqerin, qumështin dhe ujin i përziejmë mirë. Këtë masë e mbulojmë dhe e lëmë për 10 minuta. Pastaj shtojmë vajin dhe fillojmë ja qesim miellin deri sa ta bëjmë brumin. E bëjmë brumin shumë të butë. Pastaj brumin e ndajmë në 4 pjesë. Fillojmë i hapim në formë drejt[këndshme.

Petën e parë e lyejmë me ajrokrem dhe mbi të e qesim petën tjetër. Fillojmë i presim në formë të gjatë dhe të hollë. I bëjmë rathë rathë i rendisim në tepsi.

I lëmë për 5-10 minuta. I pjekim në 180-200 gradë celsius. Kur i largojmë prej furrës i lëmë të ftohen pak dhe i qesim sheqer pluhur përsipër.


Fjalet kyqe : embelsira  pogaqe  embla  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mantija me forma pak me ndryshe
Nje diet 7 ditor me grejfrut per te humbur peshe
Torte me krem dhe banane