Pogaqe mufins te shpejta
Pogaqe mufins te shpejta

Pogaqe mufins te shpejta

Kuzhint.com

Perberesit :

*600 gr miellë,

*1 gote kosë,

*2 kokra vezë,

*nje luge caji sode buke,

*pak kripë?

*200 gr gjize te that,

*100 gr gjalpë,

*pak uje te vaket,

*fara te zeza ose susam,

Pregatitja:

Ne nje ene hedhim miellin, hapim nje grope ne mes ku hedhim pak kripe, soden e bukes 2 kokrra veze, kosin dhe gjalpin e shkrire

Zeme brumin duke i perziere dhe duke shtuar pak uje derisa te behet nje brume i bute

E leme pak brumin qe te pushoj,

Nderkohe ne nje tas hedhim gjizen me 1 luge gjalp, pak kripe, 1 veze dhe I perziejme mire.

Brumin e ndajme ne 2 pjese.

Marrim njerin kulaq e hapim ne pet dhe ne mes i hedhim nga gjiza e pregatitur dhe e mbeshtjellim si rrole qe gjiza te mbetet brenda.

Keshtu e bejme edhe peten tjeter si rrole dhe i presim ne rrathe nga 2. 5 cm.

Marrim nje tepsi me forma te mufinsave, e lyejme me gjalpe dhe i vendosim me rradhe kulecet e prera nga rroleja e pregaditir qe te marrin formen si ne foto.

Siper mund ti lyejme me pak te verdhe veze me nje furce dhe siper i hedhim fara te zeza ose susam.

E nxehim furren ne 200 grade dhe i pjekim per 30 minuta Mbasi ii nxjerrim nga furra i servojm te nxehta.

Ju befte mire.


Fjalet kyqe : brumera  pogaqe  mufins  shpejta  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me molla dhe me karamel
Torte e pa pjekur
QOFTE TE VOGLA ME ARRA DHE MISH TE GRIRE