Pogaqe me form te bukur
Pogaqe me form te bukur

Pogaqe me form te bukur

Kuzhint.com

Perbersit:

3 vezë, 200 ml qumësht, 200 ml vaj, 1 pako maja (tharm), mjaltë 1 lugë çaji, miell sipas nevojes, 3 lug sheqer, pak kripë, 1 vez per lyrje

Përgatitje;

Vendos majan apo ndryshe (tharm) në qumeshte të ngrohtë ku me pare e kemi qite mjaltin dhe e lenë atë në një vend të ngrohtë për tu fryre.

Në një ene i rrahe vezët dhe shtoni ne kete përzierje qumështin e vaket, vajin, majan, sheqerin si dhe kripën.

Ne kete mase shtoni miell sipas nevojës për të berë një mase kompakte.

Brumin e pregaditur e mbuluoni me një peshqir kuzhine dhe e lëni atë në një vend të ngrohtë për ta dyfishuar masen saj.

Pastaj marrim masen nga ena dhe e derdhim mbi tavolin spërkatëni me miell duke bere nje brum qe te mos ngjitet ne duar

Nga ky brum me një thikë i ndane ne copa të vogëla. dheme duar i jepe forma te rrumbullaketa,

Pastaj nga kuleqet e beni dy peta ku i vendosni njera mbi tjetren duke i lyer me gjalp ne mes.

Pastaj masen e brumit e ndane nëtrekendsha të barabarta. Çdo pjesë e rrotulloni dhe i vendosni ne tepsi te lyer neper vendet e veta (shih per me teper foton qe te orientoheni me mire)ku të gjithe kuleqet duhet te kene një form dhe të jen te renditura mire siç tregohet në foto.

Mbasi te keni perfunduar te tere brumin i leni qe te fryen per 25 min ateherilyeni me te verdhen e ves.

Piqeni në furrë në temperatur 200 grad C për rreth 40 minuta,

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : brumera  pogaqe  form  bukur  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle preshevare
Ëmbëlsirë me kremë
Buke shtepie te gatuar me mikser nga  Adelina Mehmeti Hajdari