Pogaqe  lule me kuleq
Pogaqe lule me kuleq

Pogaqe lule me kuleq

Kuzhint.com

Përbërësit:

600 g miell, 3 vezë, 12 g maja pluhur, 10 g kripë, 10 g sheqer, 50 ml vaj, 100 ml ujë, 200 ml qumësht, aromë limoni ose vanilje sipas dëshirës. 1 vez per lyrje.

Pregaditja:

Fillojmë të zëmë brumin, hedhim majan dhe sheqerin në 3 lugë qumesht dhe i lëmë mënjan për 10 minuta qe te fryet.

Sitim miellin ne një ene dhe hedhim majanë, vezet aromën e limonit ose vanilje sipas dëshires, sheqerin, kripen, vajin dhe qumështin me ujin te vaket.

E punojmë brumin derisa të bëhet masë homogjene.

Një ene e lyejmë me vaj dhene te vendosim brumin derisa të dyfishojë masën e vet.

Pasi ka ardhur brumi formojm ne kuleq te njejt dume e shtri qdo kulaq ne pet. she duke e prer shih me kjart ne foto.

Vendosin njeri permbi tjetrin kuleqet dhe i mbeshtjellim nga posht nalt dhe duke i prer ne mes (shih foton me leht e keni qe te orientoheni).

Mbasi te keni perfundu me te gjithe brumin i qesim ne tepsi te lyer me gjalp dhe i lem qe te vije edhe per 30 min.

Pasi te ken ardhur mirei lyejm me vez dhe i pjekim në furrë me 200 gradë, të ngrohur më parë për 45 minuta.

Ju beft mire!


Fjalet kyqe : brumera  pogaqe  lule  kuleq  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Patate me rosmarine dhe salate
Torte me neskafe
 Biskota me miellë kokosi