
Pogaqe e embel me arra
Kuzhint.comPERBERSIT:
- 1kg miell
- 3 veze
- 85 gr sheqer
- pak kripe
- 300 ml qumesht te vaket
- 85 gr gjalpe
- 25 gr maja
- 300 gr gjize te embel,
- 200 gr arra te grimcuara,
- 1 veze per lyrje
PREGADITJA;
Marrim qumshtin, sheqerin dhe majan i perzim mire dhe i lem qe te fryen, pastaj marrim miellin ku ne te i qesim vezet, kripen si dhe majan e ardhur me qumeshte dhe e gatuajm brumin.
Masen e gatuar e lejm per 1 ore qe te dyfishohet.
Mbasi te jet dyfishuar e shtrijm ne nje pete te trashe rrethe 1 cm dhe marrim nje gote te ujit ku te gjithe brumin e ndajm ne rrathe te barabarte.
Marrim tepsin e lyejm me gjalpe dhe i vendosim te gjithe rrathet njera mbi tjetren duke i vendos gjizen e embel ne mese dhe keshtu vazhdojm derisa te perfundij i gjithe brumi (per ta kuptuar me kjart shikone fotonn ).
Ne fund e lyeni pogaqen me vezen e perzier me 1 lug vaj si dhe ia qitni te gjithe arrat e grimcuara.
Keshtu te perfunduar e leni qe te pushoj edhe per gjysem ore dhe e pastaj e pjekni ne furren e nxeht ne temperatur 200 grad deri sa te merr ngjyre te arte.
Ju beft mire!
Fjalet kyqe : embelsira pogaqe embel arra
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Veze me ajke

Sheqerpare të shijshme rolle
